Lajme

Aksidentohen tri automjete në Vragoli

Aksident trafiku.

Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 9:20 në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm u krijuan kolona të gjata.

Rastin për Gazetën SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Borovci./SHQIP.com