Aksidentohen një autobus dhe multikultivator në Cerrcë të Istogut, një i lënduar
Publikuar:
(03.08.2022 14:32:46)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në Cerrcë të Istogut.
Të përfshira ishin dy automjete, një autobus dhe një multikultivator, ku vozitësi i multikultivatorit ka pësuar edhe lëndime trupore.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi për Shqip.com.
Ndërkaq, pamjet e aksidentit janë publikuara nga mediat lokale./Shqip.com
