Lajme

Aksidentohen dy vetura dhe një traktor në Rahovec, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Tutje, ai tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një traktor.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në  fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Shqip.com.

/Shqip.com