Aksident tragjik në Rrugën e Arbërit, humbin jetën dy persona
Publikuar:
(18.12.2023 12:12:05)

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik paraditën e së hënës në rrugën e Arbërit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka rënë në humnerë.
Dy personat që ndodheshin në këtë automjet kanë humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të shkallës së Tujanit.
/Shqip.com