Lajme

Aksident trafiku te Parku i Biznesit, lëndohet një person

Aksident trafiku te Parku i Biznesit, rruga Prishtinë - Pejë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, gjegjësisht te Parku i Biznesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur për Shqip.com se shkaqet e aksidentit ishin kushtet e rrugës.

“Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion), dyshohet si shkak i kushteve të rrugës drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin dhe ka goditur këmbët e urës. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Kelani./SHQIP.com