Lajme

VIDEO/ Aksident te “Rruga e Arbërit”, automjetet varg kilometrik në Qafë Murriz

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites.

Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Sakaq, nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

/Shqip.com