Lajme

Aksident në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, ndërron jetë një person

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Skenderaj-Mitrovicë ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrie Pllana.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovice, në fshatin Lushtë, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasojë e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën”, ka thënë Pllana.

Në njoftimin e policisë shtohet se, përveç viktimës, edhe një tjetër person është lënduar dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë e Jugut./Shqip.com