Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, tre të lënduar
Publikuar:
(11.11.2021 20:27:14)

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht në fshatin Mazgit dhe në të janë përfshirë tri vetura në lëvizje.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./SHQIP.com