Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Ilustrim
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Milloshevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njësiti i trafikut rajonal është duke u marr me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

/Shqip.com