Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një i lënduar
Publikuar:
(29.09.2021 18:19:20)

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën pasdite në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Agim Ramadani”, në të cilin janë përfshirë dy automjete.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar, Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se personi i lënduar ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./SHQIP.com