Lajme

Aksident në Prishtinë, përfshihen dy vetura, një person pëson lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Agron Burovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  dy  vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Burovci për Shqip.com

Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtit i është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti ka thënë më tutje Burovci./Shqip.com