Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
Publikuar:
(29.07.2021 12:49:53)
Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në rrugën Gollaku në Prishtinë.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 në rrugën Gollaku në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete”, ka deklaruar Flora.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut dhe aksidenti është duke u hetuar./SHQIP.com