Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, katër të lënduar
Publikuar:
(19.09.2021 16:25:31)

Një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, ka lënë të plagosur katër persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, saktësisht në fshatin Lupç.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”. /Shqip.com