Aksident në Fushë Kosovë, makina godet këmbësorin
Publikuar:
(16.02.2022 13:08:21)

Një këmbësor në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime pasi që është goditur nga një veturë.
Lajmin për Shqip.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 09:30.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ahmeti ndër të tjera ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Shqip.com