Lajme

Aksident në Fushë Kosovë, katër të lënduar

Aksident trafiku

Një aksident që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ka lënë katër persona të lënduar.

Aksident ka ndodhur saktësisht në Pomozetin rreth orës 17:00.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Aksidenti ka  ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Ai  tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022