Lajme

Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë.

“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Tutje, bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

/Shqip.com