Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Skenderaj-Klinë, vdes 29-vjeçarja

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 29-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

/Shqip.com