Lajme

Vetaksident me fatalitet në Prizren, vetura bie nga lartësia 30 metra

Lajmi i Fundit.

Një person i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Reqan të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur për Shqip.com se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.

Policia e Kosovës.

“Për pasojë ka vdekur pasagjeri i moshës rreth 74-vjeçe, ndërsa shoferi është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Arsyeja e aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku ka rezultuar që shoferi të humb kontrollin mbi automjetin”, ka thënë ai.

Gashi shtoi se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Shqip.com