Aksidenti në tunelin e Kalimashit, raportohet se dy persona kanë humbur jetën

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit. Dy persona raportohet se kanë humbur jetën nga përplasja e një autoboti me dy autovetura.
Akasidenti ka bërë që të bllokohet edhe njëra prej lëvizjeve të tunelit duke krijuar radhë dhe vështirësi në qarkullim.

Njoftimi i Policisë Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/Shqip.com