Aksident i rëndë në Deçan, katër persona pësojnë lëndime
Publikuar:
(14.08.2022 11:59:19)

Një aksident rrugorë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Lebushë të qytetit të Deçanit.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore” ka thënë Rugova.
Po ashtu është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe dy nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK në Prishtinë./Shqip.com