AKK kërkon nga Kurti që të kërkojë falje: Mos të nxisë më tepër situatën

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet të kërkohej falje pas deklaratave që ka bërë për kryetarët e komunave.
Nga ky asociacion kanë thënë se Kurti nuk duhet që të nxisë më tepër situatën.
“Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”.
Në reagim thuhet se kjo qasje nuk është e duhura.
“Kjo qasje për ne nuk është qasje që i duhet vendit tonë as momentit, aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë. Po ashtu, ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria, kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagim.
Tutje është shkruar se shumica nga kryetarët kanë bazë që më herët i kanë shërbyer atdheut dhe nuk bëjnë politikë antishtetërorë.
“Si mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.
Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t’i cilësosh Kryetarët e Komunave si anti shtetit të Kosovës”.
Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit.
Me tëj është thënë se kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën./SHQIP.com