Akil Gjakova rrëmben të bronztën
Publikuar:
(30.06.2022 17:51:27)

Vazhdon ‘peshkimi’ i medaljeve nga xhudistët tanë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudisti ynë, Akil Gjakova, triumfoi në repesazh për t’i sjellur Kosovës medaljen e pestë.
Përballë pati kundërshtarin italian, Manuel Lombardo në kategorinë 73kg.

Sportisti ynë ishte i pafat në në gjysmëfinale, ku u mposht nga algjeriani, Redouane Messaud, që fitoi pas Golden Score.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje.

Derisa, deri më tani Kosova ka siguruar tri medalje, me Distria Krasniqin që fitoi të artën dhe Flaka Loxhën që rrëmbe të bronztën.
Derisa, Shpejtim Bajoku garon sot në finale të boksit./Shqip.com