Sport Shqiptar

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, në Tokyo 2020

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, njofton Shqip.com.

Ai pësoi humbje derisa përballë kishte mongloezin Tsend-Ochir Tsogtbaatar, në kohën shtesë pasi minutat e rregullt nuk e dhanë një fitues.

Mongolezi realizoi hedhje në kohën shtesë dhe zuri vend në gjysmëfinale. Tsogtbaatar është bartësi i pestë në Olimpiadë.

Ëndrra e Gjakovës për medalje nuk përfundon këtu. Ai mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Fillimisht në repesazh përballet me Rustam Orujovin e Azerbajxhanit. /Shqip.com