AKB: Pjesa dërrmuese e qytetarëve shkojnë në pushime me kredi ose huazime

Aleanca Kosovare e Biznesit ka bërë një studim hulumtues se sa qytetarë Kosovar do të shkojnë këtë vit në pushime verore, ku i marrin paratë dhe ku do të shkojnë.
Nga ky studim rezulton se 57% të qytetarëve të Kosovës do shkojnë në pushime verore, 24% as që kanë në plane pushimin veror, 13% ndoshta, kurse 6% nuk kanë ndonjë përgjigje.
“Në pyetjen tjetër se ku do i marrin paratë për pushime, rezulton se 40% nga kursimet, 30% nga kreditë, 25% nga huazimet, 5% nuk janë përgjigjur. Agim Shahini, Kryetar i AKB-së thotë se nga kjo mund të konstatojmë se vetëm 57% e qytetarëve të Kosovës, e kanë mundësinë të shkojnë në pushime, kurse 43% nuk e kanë këtë mundësi për pushime edhe pse kanë nevojë, kurse nga 57% që e kane këtë mundësi 55% e tyre shkojnë me paratë nga burimet e borxhit dhe huazimet”, thuhet në njoftim.
AKB ka bërë të ditur se në vijim do të publikohet pjesa e dytë se ku po shkojnë për pushime kosovarët në Verën 2024 dhe sa para do i hargjojnë.
/Shqip.com