Kulturë

Akademik Sabri Hamiti vlerësohet me “Çmimin e karrierës”

Bashkia e Lezhës ka organizuar për të tretin vit radhazi konkursin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2023.

Konkursi kishte në konkurrim 44 vepra në tre gjini: prozë (roman), vëllim poetik, si dhe vepër studimore.

Juria e përbërë nga: Mark Simoni, Diana Çuli e Prof. Alfred Çapaliku vlerësuan me këto çmime:

• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për romani më i mirë u vlerësua shkrimtari Primo Shllaku me romanin “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.

• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për vëllimin poetik më të  mirë u vlerësua poetja Vlora Ademi me librin “Katërdhetë e pak”.

•  Me çmimin At Gjergj Fishta për librin studimor më të mirë u vlerësua shkrimtari Gjon Marku me veprën “Gazullorët. Traditë në Rilindjen Evropiane”.

• U vlerësuan me “Çmim karriere” për kontributin e tyre në fushën e kulturës dhe letërsisë shqipe,  shkrimtari e studiuesi i mirënjohur nga Kosova Sabri Hamiti, si dhe shkrimtari i njohur  Agim Isaku.

• U vlerësuan me “Çmim karriere” (post mortum) për kontributin e tyre në fushën e kulturës dhe letërsisë shqipe dy shkrimtarët lezhjanë Ndue Gaspri dhe Daniel Gazulli.

Në 152-vjetorin e lindjes së patriarkut të letërsisë shqipe, Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës ka ndarë çmimet e Konkursit letrar “At Gjergj Fishta”. Në kuadër të këtij manifestimi Sabri Hamiti u vlerësua me “Çmim karriere” për kontributin e tij në fushën e kulturës dhe letërsisë shqipe”, ka shkruar akademik Sabri Hamiti.

/Shqip.com