Ajaxi – fitues i “dramës” ndaj Feyenoordit

Pesë gola, shumë emocione dhe një karton i kuq.
Vendasit i arkëtuan pikët e plota.
Ajaxi ka triumfuar me rezultat 3-2 – në derbin ndaj Feyenoord – duke treguar që eleminimi në Ligën e Kampionëve – ka mbetur pjesë e të kaluarës.
Golin në këtë takim e realizoi Sinisterra – pas vetëm tetë minutave lojë dhe mysafirët kaluan në epërsi.
Por, ky gëzim nuk zgjati shumë – pasi Sebastian Haller e barazoi rezultatin – në minutën e 24-të.
Vetëm katër minuta më pas – Feyenoordi shënoi përsëri – për 1-2. Autor i golit ishte Guus Til.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Teksa – pjesa e dytë ishte një dramë në vete. Ajaxi – fillimisht shënoi në minutën e 78-të me anë të Tadic dhe shifrat u barazuan.
Kurse – për të ngritur në këmbë tifozët në “Johan Cruijff ArenA” – u përkujdes Antony – në minutën e 86-të.
I njëjti – u ndëshua me karton të kuq – në minutat shtesë të takimit – por mbeti hero – pasi rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë fitore, Ajaxi ngritet në kuotën e 61 pikëvë – në elitën e futbollit holandez.
Tre më shumë se PSV Eindhoven – që gjendet një pozitë më poshtë.
Teksa – Feyenoord – mbetet në vendin e tretë – me 56 pikë të grumbulluara.
Deri në përfundim të kampionatit – kanë mbetur edhe shtatë xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com
/Shqip.com