Aida Palko – “MVP” e xhiros së pestë në Ligën Unike

Liga Unike i ka ka mbyllur perdet për vitin 2021.
Në xhiron e pestë të sezonit vjeshtor, Aida Palo është zgjedhur “MVP” .
Basketbollistja e Partinzait ishte fenomenale ndaj Tiranës – duke qenë më meritorja për fitoren e skuadrës së saj.
Palo shënoi 40 pikë, asistoi shtatë herë, ndërsa regjistroi edhe plot 22 kërcime. Pas kësaj ndeshje nuk kishte më dyshime se kush e pati performancën më të mirë të kësaj jave.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe bashkëlojtarja e saj, Dajana Baraj. Baraj ishte autore e 21 pikëve, pesë kërcimeve dhe nëntë asistimeve.

Basketbollistet më të dalluara të xhiros së pestë
Aida Palko (Partizani) 40 pikë, 22 kërcime, 7 asistime.
Obryan Michelle (Flamurtari) 16 pikë, 16 kërcime, 10 asistime.
Valbona Bytyqi (Penza) 24 pikë, 3 kërcime, 4 asistime.
Rael Whitsitt (Penza) 20 pikë, 19 kërcime, 3 asistime.
Dajana Baraj (Partizani) 21 pikë, 5 kërcime, 9 asistime. /Shqip.com