Lajme

Ahmeti: Sot dita ime e fundit si kryetar – kemi përmirësuar dukshëm qytetin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti e ka ditën e fundit si kryetar i Prishtinës.

Pasi detyrën do t’ia bartë Përparim Ramës, kryetar i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen, kritikën, votën, votën kundër dhe për secilin kontribut që e keni dhënë për Prishtinën tone”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ka përmendur sukeset e tij të cilat thotë që i ka realizuar gjatë tetë viteve.

Ai përmendi disa fusha si urbanizmi, arsimi e shëndetësia – thotë se ka progres.

“Për mua ishte kënaqësi të jem në shërbimin Tuaj! Përherë e përjetë do të jem shërbëtor I qytetit në çdo formë që kam mundësi”, theksoi ai.

Po ashtu e ka falënderuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje që e kandidoi dy herë dhe e mbështeti. /Shqip.com