Ahmeti: BDI fiton 10 komuna në zgjedhjet lokale
Publikuar:
(31.10.2021 21:36:29)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë se partia të cilën e udhëheqë ka fituar në Çair dhe në tetë komuna tjera.
Kështu është shprehur ai para mediave pas mbylljes së vendvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Në rrethin e dytë BDI fiton në Strugë, në Kërçovë, në Dollnen, në Çair, në Bogovinë, në Tearcë dhe në komunën e Haraçinës”, ka thënë ai.

“Në proces të papërfunduar në Tetovë dhe Gostivar”, shtoi Ahmeti duke thënë se presin rezultate të mira në këto dy komuna, raporton ‘Alsat-M’.
Ndërkaq në rrethin e parë BDI ka fituar në Likovë, Pllasnicë dhe Saraj. /Shqip.com