Ago Nezha promovon dy libra publicistikë
Publikuar:
(02.05.2024 22:34:16)

Ago Nezha ka promovuar në Tiranë dy libra përmes të cilave denoncon dhe demaskon fenomenet e shoqërisë shqiptare. Ndërsa të pranishmit vlerësuan botimet, autori foli për refleksionet.
Janë promovuar në Tiranë, librat “Ishim më mirë kur ishim më keq” dhe ‘Demonët e demokracisë” të autorit Ago Nezha. Të pranishmit vlerësuan botimet duke u ndalur në aspekte të ndryshme të tyre.
Duke falenderuar të pranishmit, vetë autori nxori në pah detaje të botimeve dhe mënyrën se si ai zgjedh temat për librat e tij, tema që nxiten nga problemet sociale.
Publicistika e Nezhës sipas folësve ka fshikulluar edhe vetë ata për sa kohë që kanë qenë pjesë e politikës.
/Shqip.com