Afrona thyen heshtjen për lidhjen me Bleron: Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë
Publikuar:
(07.04.2023 22:24:05)

Blero dhe Afrona ka disa muaj që janë ndarë.
Dyshja në fillim nuk e pranuan ndarje, por më pas ishte Blero, i cili doli më një status të gjatë sqarues duke kërkuar që të mos ta përmendin më.
Ndërsa, së fundi Afrona në Prive ka thënë se arsyeja e ndarjes ishte se lidhja nuk po funksiononte më.
“ Nuk po funksiononte më, çdo herë e kemi shtyre, por më në fund morëm një vendim”.
Ajo u shpreh se ka pasur nevojë për heshtje, dhe të punonte, madje, ajo tha se puna e ndihmoi shumë gjatë asaj periudhe.
Afrona po ashtu tregojë që është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur.
/Shqip.com