Adrola Dushi tregon se kush e shtyri që ta marrë vaksinën

Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo në një postim në Instagram ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Adrola këtë e ka bërë të ditur me një fotografi të postuar nga qendra e vaksinimit ku shihet me një maskë të zezë me shqiponjën dykrenare.
Ajo ka theksuar se babai i saj do jetë i lumtur pasi ka vendosur që të bëjë vaksinën.
“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, kanë qenë fjalët e Dushit.

Adrola qëndron në mesin e një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.
Pjesa më e madhe e tyre, kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen./SHQIP.com