Admir Mehmedi – i bashkohet Antalyasporit

Nuk është më pjesë e Bundesligës gjermane.
Amdir Mehmeti i është bashkuar Antalyasporit, skuadër që garon në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi me pasaportë të Zvicrës, ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Këtë njoftim e ka bërë vet skuadra turke, përmes një postimi në Facebook.
Antaylospor – gjendet në vendine 15-të, teksa ka grumblluar vetëm 22 pikë.
Synim mbetet qëndrimi në këtë ligë, pasi janë vetëm katër pikë larg nga vendi i 17-të – që dërgon në një ligë më poshtë.
Trajner i këtij ekipi është Nyri Sahin, i cili kishte luajtur disa vite në Gjermani – te Dortumundi dhe është i familjarizuar me kualitetet e Admirit.
Mehmedi – në përgjithësi ka luajtur dhjetë sezone në Bundesliga, ku ka djersitur fanelën e SC Freiburg, Bayer 04 Leverkusen dhe VfL Wolfsburg,
Në këtë kampionat – ai është paraqitur në vetëm një ndeshje, pa arritur të lë shenja.
Kjo aventurë e re mund t’i shërbej atij për një “rilindje” në karrierë, pasi viteve të fundit nuk ka kaluar formë të lartë.
Fakti që është vetëm 30 vjeçar – tregon se Mehmedi ka ende çka të ofroi në fushën e gjelbër./Shqip.com