Ademi: Të gatshëm të rrisim kapacitetin e “Fadil Vokrrit”
Publikuar:
(21.06.2022 14:59:01)

Stadiumi “Fadil Vokrri” është një nga stadiumet më të mëdha në Kosovë, por nuk përmbush kërkesat e tifozëve, sidomos kur luan “Dardanët”.

Por, sipas kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, projekti për rritjen e kapacitetit për 8 mijë ulëse është i gatshëm.
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Stadiumi i Prishtinës si dhe kombëtares aktualisht mban mbi 13 mijë ulëse./Shqip.com