Sport Ndërkombëtar

AC Milan prezanton fanelën e katërt

Prezantimi i fanelës së katërt, AC Milan

Kuq dhe zi është ngjyra e tyre.

Por, në ndeshjen e të hënes mbrëma kundër Bolonjës, Milan do të paraqiten me fanelën e tyre të kombinuar me të bardhë.

Përmes një video në rrjetin social Twitter, klubi ka bërë të ditur dizajnin e fanelës së katërt, e cila do të vishet vetëm në një ndeshje.

Fanela është bërë përmes një bashkëpunimi të prodhuesit të veshjeve të tyre Puma, me brendin italian të veshjeve “Nemen”.

“Ky bashkëpunim fantastik me partnerin tonë Puma dhe Nemen na jep mundësinë të bashkojmë traditën dhe inovacionin dhe të sjellim natyrën tonë më elegante dhe bashkëkohore në fushën e futbollit”, ka thënë Casper Stylsvig, shefi i të ardhurave të Milanit.

Fanela e katërt nga PUMA x NEMEN

Po ashtu, përveç fanelës do të jetë edhe një xhaketë shiu, një xhaketë ushtimesh dhe një palë trenerka si pjesë e prezantimit të modelit të ri.

Përndryshe, Milan po lufton për “Scudetto” këtë sezonë dhe renditet e para në tabelë me 66 pikë, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar. /Shqip.com