Lajme Botë

Abrahamovich u kontaktua nga Ukraina – për të ndihmuar që të arrihet paqe

Roman Abramovich, Getty Images

Me bisedimet që po zhvillohen aktualisht në Bjellorusi midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, CNN ka mësuar se pronari i Chelsea FC, Roman Abramovich është kontaktuar nga Ukraina për të ndihmuar në mbështetjen e përpjekjeve të tyre për të arritur një “zgjidhje paqësore” të konfliktit.

Zëdhënësi i miliarderit rus tha se Abramovich u kontaktua nga zyrtarët ukrainas dhe “që atëherë është përpjekur të ndihmojë”.

Abramovich njoftoi të shtunën se “menaxhimi i Chelseay po u jepej administratorëve të fondacionit bamirës të klubit”.

55-vjeçari është një nga njerëzit më të pasur të Rusisë dhe besohet se është i afërt me presidentin e këtij shteti, Valdimir Putin.