Sport Shqiptar

Abdulah Oyekanmi i bashkohet Trepçës 89

Abdulah Oyekanmi

Abdulah Oyekanmi ka zbarkuar në Mitrovicë.

Ai është bashkuar Trepçës 89.

Mesfushori nigerian – është vetëm 19 vjeçar dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për ekipin e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Trepça 89 gjendet në pozitën e shtatë të Superligës – me pesë pikë të grumbulluara.

Bardhegjelbërit kanë arkëtuar një fitore, teksa janë mposhtur dy herë e kanë barazuar dy herë.

Në xhiron e rradhës – ekipi mitrovicas e pret Ferizajin në shtëpi, të enjten me fillim nga ora 15:00./Shqip.com

Tabela e Superligës