Lajme

Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Abdixhiku thotë se ditë si kjo le të jenë shkak që “të përpiqemi për mirësi dhe mbarësi të përditëshme”.

“Festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithëherë na ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët. Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Falja e namazit të Kurban Bajramit

“Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit – le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashterrshme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri- tjetrin”, shkroi i pari i LDK-së.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, sot festojnë festën e Kurban Bajramit.

Kjo festë, kremtohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.

Kurban Bajrami, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Falja e namazit të Kurban Bajramit është bërë në ora 05:43./Shqip.com