Lajme

Abdixhiku thumbon Qeverinë Kurti: Kosova po udhëhiqet nga popullistë mosbesues të saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Në shënimin e 32-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para aktivistëve ka folur për Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Abdixhiku para aktivistëve të partisë, Qeverinë Kurti, e quajti populiste dhe që përdor diskurs toksik.

“Sot, në këtë përvjetor, më duhet të tërheqë vëmendjen e secilit anëtar të LDK-së për sfidat me të cilat përballet Republika jonë. E udhëhequr nga popullsitë që s’zgjedhin mjete për pushtet, e toksikuar nga diskursi politik e polarizues në vend, Kosova nuk po arrin as të hedhë hapat e mëdhenj zhvillues në vend, e as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura komunikimi me aleatët tanë tradicional. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social e ndërkombëtar është peng i tekeve populliste që gjejnë fajtorë për mosveprimin e vet”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran, udhëhiqet nga mosbesues të saj. Ajo po përdoret si platformë e revansheve historike ndaj të kaluarës së lavdishme të lëvizjes sonë popullore që sot po i shënon 32 vjet”, tha Abdixhiku./Shqip.com