Abdixhiku takon delegacionin e eurodeputetëve të Parlamentit Evropian
Publikuar:
(16.10.2021 15:54:23)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të Kryesisë kanë pritur të shtunën në vizitë një delegacion eurodeputetësh nga Parlamenti Evropian.
Delegacioni ishte i udhëhequr nga Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, të cilët do të jenë pjesë e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale.
“Eurodeputetët shfaqën interesimin e tyre për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet dhe uruan për mbarëvajtjen e tyre”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.
Në anën tjetër, kryetari Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për prezencën e misionit vëzhgues në monitorim të zgjedhjeve duke theksuar nevojën për një “proces fer e demokratik”.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen të dielën e 17 tetorit./SHQIP.com