Lajme

Abdixhiku reagon pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit.

Ai ka thënë se vendimet dhe opinionet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen, mirëpo ka shtuar se ndërtimi i kauzave të rrejshme për të ardhur në pushtet i thonë mashtrim.

“Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i  thone mashtrim!”

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist. Ai ka shkruar se “ky mashtrim” dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar duke mbajtur peng fatin euroatlantik të Kosovës dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

“Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.”

Ai ka thënë se kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme.

“Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Herët apo vonë, qytetarët do ta kuptojnë se janë mashtruar në çdo qëndrim! Lë të përpiqemi sa më herët para se të bëhet vonë.”

/Shqip.com