Lajme

Abdixhiku: Qeveria të koordinohet me miqtë ndërkombëtar

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, derisa ka kërkuar përdorimin e të gjitha mekanizmave diplomatik e shtetëror për të evituar destabilizimin në vend.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ai ka bërë thirrje për maturi ndaj çdo gracke potenciale të Aleksandar Vuçiqit.

Abdixhiku ka kërkuar nga institucionet e vendit e qeveria, që të koordinojnë çdo përpjekje për të siguruar funksionomin e rregullt të institucioneve në atë pjesë.

“Përgjegjësia e matur dhe sjellja e matur, është jetike për funksionimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

/Shqip.com