Lajme

Abdixhiku: Lutemi që solidariteti dhe sakrifica të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai përcolli urime për të gjithë besimtarët myslimanë.

Abdixhiku, u shpreh se Bajrami jep mesazhin e solidaritetit dhe të sakrificës si dy vlera të rëndësishme që uroi të jenë të pranishme në shoqërinë tonë edhe pas kësaj feste pasi kështu, siç tha ai, e mbajmë shoqërinë drejt begatisë së përgjithshme.

“Në këtë festë ne mësojmë shumë, mësojmë për vlerat bazike njerëzore, atë të solidaritetit dhe atë të sakrificës si dy vlera jetike për çdo njeri, për sjelljet tona, për shoqërinë tonë, për politikën tonë pa përjashtim”.

Ai tha se lutët që këto të njëjtat të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme, përtej muajit të kaluar sepse kështu mbajmë shoqërinë tonë drejt begatisë së përgjithshme./SHQIP.com