Abdixhiku-Kusarit: Më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote

Gjatë fjalës në seancën e sotme, kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi Qeverinë Kurti teksa si duket bëri një gabim në referimin për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e bëri “shef të grupit parlamentar”.
Në lidhje me këtë reagoi vet Kusari-Lila,e cila ironizoi duke thënë “po i dukem burrë, nejse”, teksa vazhdoi me kritika drejt Abdixhikut.
Kusari i tha se është vonë një seancë, pasi më 23 qershor ishte seanca për Trustin dhe atëherë, tha Kusari, është kërkuar prezenca e Abdixhiku dhe ai s’qe aty.

Për këtë, Abdixhiku në kundër-replikë i tha Kusarit se “më shumë vërehet mungesa jem sesa prezenca jote”.
Më herët, në fjalën e tij, Abdixhiku tha se Qeveria Kurti nuk është duke bërë asgjë që t’ua lehtësoj jetën qytetarëve, ndërsa për këtë, replikë mori nga Kusari-Lila, e cila tha se “drejtimi në të cilin ju e pëlqeni Qeverinë Kurti tregon se ju s’keni as ambicie për pushtet sepse ai drejtim e ka kohëzgjatjen edhe për një mandat tjetër”, është shprehur Kusari-Lila, /Shqip.com