Abdixhiku-kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet lokale: Garoni drejt, shërbeni me dinjitet

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka uruar fat e shëndet kandidatëve të certifikuar të kësaj partie për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, ndërsa u ka bërë thirrje që të “garojnë drejtë” dhe të shërbejnë me dinjitet”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka certifikuar 870 kandidatë të LDK-së për asamble komunale dhe 27 për kryetarë komunash.
“Po dëgjojmë, po flasim, po rritemi. Çdo zë, çdo mendim, çdo angazhim na jep vlerë. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo bëhet e drejtë kur angazhimin tonë politik e mbajmë tek njerëzit e vendit tonë; zgjedhësit tanë”.
“Nga këtu, të 870 kandidatëve tanë të certifikuar sot për asamble, e të 27 kandidatëve për kryetarë komunash, u uroj fat e shëndet. Garoni drejtë, shërbeni me dinjitet. Zoti e bekoftë Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Zgjedhjet për kryetarë komunash dhe asamble komunale mbahen më 17 tetor të këtij viti./SHQIP.com