Lajme

Abdixhiku: Dënimi ndaj Vukotiqit duhet t’i shërbejë prokurorisë për të sjellur para drejtësisë edhe kriminelë të tjerë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dënimi për Zoran Vukotiq, duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për të sjellur para drejtësisë edhe kriminelë të tjerë.

Vukotiq është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi është shpallur fajtor për dhunimin e një gruaje shqiptare gjatë luftës së fundit.

“Dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë; e këtyre të fundit për t’u bërë të qartë që një ditë – megjithatë – dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku në Facebook.

Ndërsa, në Serbi është thënë se dënimi “ka motive politike”, si dhe “shkelje të procedurës penale”