Abdixhiku: Bashkimi euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse, është dritare historike për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosovës iu është hapur një dritare e re për tu anëtarësuar në NATO.
Sipas, Abdixhikut, bashkimi i tanishëm euroatlantik si reagim ndaj tiranisë ruse mbi Ukrainë është një dritare historike për Kosovën.
“Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re. Kosova, institucionet tona, diplomacia jonë, duhet të shfrytëzojnë këtë dritare historike që rrallëherë na hapet kaq shumë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, ai thotë se aleatët ndërkombëtar duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në NATO, si proces të natyrshëm të sigurisë Evropiane.
“Kosova në NATO është domosdoshmëri; gjithnjë ka qenë, gjithnjë do të jetë”, ka shkruar ai.
Abdixhiku, ka bërë thirrje që të gjitha potencialet të nxitën në këtë drejtim, duke e shfrytëzuar këtë moment si një hap të madh e historik për Kosovën.