Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve
Publikuar:
(08.06.2023 16:55:29)

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott deklaroi se nuk e ka lexuar ende draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.
Abbott tha se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje për ndërtesat, raporton KP.
Ambasadori britanik shtoi se është një kohë e vështirë dhe Kosova duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj.
/Shqip.com