Abazoviq thirret në seancë dëgjimore për shkak të votës për Kosovën në KiE

Mali i Zi ka votuar pro pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kjo votë nuk i ka pëlqyer malazezëve. Kështu që Abazoviq do të thirret të jap llogari para deputetëve të Kuvendit malazez.
Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.
Me sygjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiq, kësaj seance mbështetje i kanë dhënë edhe deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Frontik Demokratik .
Të hënën e 24 prillit, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkoi në fazën e dytë. Në Komiteti e Ministrave të Këshillit të Evropës, ajo pati 33 vota pro nga 46 sa votuan.
Vet numri një i ekzekutivit të Malit të Zi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovës pati thënë se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008.
/Shqip.com