Abazoviq-Kurtit: Për Malin e Zi nuk ka nevojë të brengoset askush përveç nesh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i shqetësuar ditë me parë se nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual në Mal të Zi.
Kjo pasi, sipas tij në këtë formë do të hapet rruga për zhdukjen e kombit malazez.
Kësaj deklaratë i është përgjigjur kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, i cili tha se Kurti duhet të flejë rehat dhe se nuk ka nevojë të brengoset askush për të ardhmen e Malit të Zi.
Ai tha se Mali i Zi është një shtet shumë paqësor dhe do të mundohen edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje.
“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj se çdokush ka probleme edhe në shtëpi të vet dhe për Mal të Zi nuk ka nevojë të brengoset askush përveç nesh. Nuk kam qejf të krijojë një keqkuptim, por mendoj se çdokush mund të flejë rehat sa i përket Malit të Zi. Mali i Zi tash e dy vite është duke bërë rezultate të mira, është duke shkuar në drejtim të duhur edhe sa i përket sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë.
Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush me qenë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje. Nuk ka të bëjë kjo me kryeministrin e Kosovës, por me disa deklarata që kanë ardhur nga shumë politikan nga rajoni”, theksoi Abazoviq.
/Shqip.com